Komentatori sportiv, serbi Millojko Pantiq, para disa viteve, ka folur hapur për klubin famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, se si kontrollohej dhe kontrollohet nga shërbimet serbe, se si e kontrollonte krimineli i luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan dhe cila ishte mendësia e tyre për Kosovën.
Fjalët e tij janë dëshmia më e mirë, për pisllëqet që kanë mbretëruar dhe mbretërojnë te Zvezda, që para dy viteve Dragan Xhajiqi dhe Zvezdan Terziqi, nderuan me fanellën numër 1 kriminelin e luftës Kapten Dragan, ndërsa Pantiq i quajti turp i turpit.
Pantiq ka deklaruar hapur se Zvezda ka vdekur që moti si klub.
“Sot, Zvezda është një klub nacionalist. Kam thënë shumë kohë më parë që ajo Zvezda e vitit 1990 ka vdekur, kjo është diçka tjetër sot.
Kam lexuar tek ju se çfarë tha Lubisha Ristiq për bisedën e tij me Jovica Stanishiqin. Se këtu vetëm shërbimi i sigurisë është i përjetshëm dhe i rëndësishëm.
E po, ato shërbime sigurie, nga Ozna deri në Udba, DB, BIA, KOS dhe sido që të quhen, ato shërbimet e pareformuara të kohës së komunizmit, ata organizojnë ata tifozë. Ata janë kontrolluesit e Zvezdës. E po Vuçiqi ka thënë tre herë se shteti do të ndihmojë në privatizimin e Zvezdës dhe Partizanit dhe i dërgojnë mesazh: Zvezda nuk është shtetërore, Zvezda është e jona.
Ata i kanë instrumentalizuar ata tifozë dhe i përdorin në të gjitha stadiumet. Aty mbrohet Kosova, atje rrëzohen presidentët”, ka thënë Pantiq para disa viteve për klubin famëkeq Zvezda për një medium serb “ekspres.net”
“Në atë kohë Arkani i mori gjërat në dorë. E pashë me sytë e mi se si u largua nga Crvena Zvezda, e cila për shembull ka fituar dy milionë e gjysmë marka vetëm nga biletat e shitura për ndeshjen kthyese me Bayernin (1991).
E pashë Arkanin të nxirrte para të thata dhe ta çonte në Erdut ose nuk e di ku, ku është paraushtaraku i tij.
Si pronar, Arkani merrte para nga Zvezda. Në administratë ka qenë edhe ministër i policisë, i njëjti ministër i policisë që krijoi Arkanin”, kishte deklaruar ai.
“Për këtë bëhet fjalë. Ne nuk kemi shtet me të gjitha atributet, dhe këto janë institucione, këto janë ligje, por ne kemi sundimin e njerëzve të zgjedhur.
Ata largohen dhe nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në Bruksel nën presionin e Evropës. Por çfarë ka më normale se normalizimi të fillojë nga futbolli, më normale në botën normale por që federata e futbollit të pushojë duke thënë se nuk do ta njohim kurrë Kosovën dhe Serbia nuk do të luajë kurrë me Kosovën?!”, kishte deklaruar Pantiq para shumë viteve.