Kristiano Ronaldo përjetoi një nga Botërorët më të dobët në karrierën e tij profesionale përgjatë 5 turneve të grumbulluar.
Statistikat nuk lënë vend për gjykim, 1 gol në 5 ndeshje, madje edhe rrjeta në fjalë erdhi si rezultat i një penalltie të diskutuar në takimin hapës ndaj Ganës, e përfunduar me shifrat 3-2 në favor të luzitanëve.
Pjesa tjetër mund të quhet me të drejtë tablo bardhezi, pa ngjyra, në kontekstin e asisteve dhe finalizimeve të dërguara në portë.
Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar motrën e tij t’i qëndrojë në krah në pikëpamjet e saj në lidhje me zhvillimin e turneut dhe çështjen e vendimeve të marra nga arbitrat: “Kupa e Botës më e keqe në të gjithë historinë e aktivitetit… Fatmirësisht na dhuroi një finale spektakolare. Çfarë ndeshjeje! Përgëzime Argjentinës”, ishin frazat e prekura nga Katia në rrjetin social “Instagram”.
Mesazhi në fjalë sigurisht vjen me nota ironike ndaj FIFA-s, e cila nga kampi i saj nuk e prezantoi veten denjësisht në përzgjedhjen e arbitrave në lartësinë e duhur sipas saj.
Portugalia dhe familjarët e Kristianos besoni se ky do të ishte viti i duhur për t’u kurorëzuar, por mbeti thjesht hipotezë.