Franca në kaos: Një spiun sabotoi ekipin

Futboll

Franca në kaos: Një spiun sabotoi ekipin

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 17:54
Franca në kaos: Një spiun sabotoi ekipin

Orët pas humbjes, ato të zhgënjimit dhe hidhërimit, shpesh kthehen edhe në ato të fyerjeve, siç ka ndodhur me Coman e Tchouaméni, dhe të teorive komplotiste.

Kjo është ajo që po i ndodh Francës, e mundur nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës. Kërkohet fajtori për finalen e humbur dhe gazetari francez Romain Molina ka drejtuar gishtin nga një lojtar në veçanti, duke e akuzuar se ka sabotuar kombëtaren franceze.

Sipas Molina-s, Pavard, mbrojtësi i krahut i Bayern Munich dhe i kombëtares, duket se ka qenë një problem serioz për Francën në Kupën e Botës.

26-vjeçari, i cili ka triumfuar në 2018-ën, duke se ka bërë komente të papërshtatshme për shokët e skuadrës dhe ka krijuar një atmosferë “toksike” në dhomën e zhveshjes, duke bërë fjalë me trajnerin Deschamos dhe stafin teknik dhe duke i dhënë shtypit informacione të brendshme.

Nëse do të ishte kështu, atëherë do të shpjegohej pse lojtari nuk pasur një rol të rëndësishëm te Franca në këtë Kupë të Botës dhe pse Deschamps ka preferuar para tij Kounde, qendërmbrojtësi i Barcelona-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat