Messi apo Ronaldo?

Futboll

Messi apo Ronaldo?

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:02
Messi apo Ronaldo?

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, zgjodhi mes Cristiano Ronaldos nga Portugalia dhe Lionel Messit të Argjentinës.

“Unë e respektoj Cristianon dhe i kuptoj ata njerëz që e konsiderojnë atë më të mirën.

Unë e pranoj mendimin e tyre, por Messi është krejtësisht ndryshe. Unë u përballa me të disa herë dhe ai tregoi se si mund të trajtojë dhe kontrollojë topin.

Është e pamundur të afrohesh me të. Ai gjithmonë ka gjithçka nën kontroll.

Nëse Messi është në zotërim të topit, ai do të përcaktojë rrjedhën e ndeshjes. Është e vështirë të jesh në rolin e rivalit të tij”, tha Wayne në The Times.

Messi së bashku me Argjentinën u bë triumfuesi i Botërorit 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat