Klubi spanjoll, Barcelona është afër arritjes së një paramarrëveshje me mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante, raporton gazeta spanjolle ‘Sport’.
‘Blutë’ e Londrës duket se janë të gatshëm të presin ofertat për francezin, i cili gjatë këtij sezoni të garave, ka vuajtur shumë nga lëndimet e njëpasnjëshme.
Me largimin e Sergio Busqutes në fund të këtij sezoni, ‘blaugranat’ e shohin Kante-n pasues të denjë të spanjollit.
Kontrata e Kantes me Chelsea përfundon sezonin e ardhshëm dhe duket se ardhmja e lojtarit do të jetë larg Londrës.
Barcelona thuhet se është destinacioni i mundshëm për reprezentuesin francez.