Chelsea dhe United heqin dorë nga Dembele, kjo është arsyeja!
Chelsea dhe Manchester United nuk janë më të interesuar të transferojnë anësorin e Barcelonës dhe Francës, Ousmane Dembele verën e ardhshme, raporton ‘El Nacional’.
‘Blutë’ e Londrës dhe ‘Djajtë e Kuq’ mund të transferonin francezin për çmimin 50 milionë euro, por performanca jo e mirë e Dembele-s në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ka bërë që dy klubet angleze të heqin dorë nga reprezentuesi francez.
Dembele prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Camp Nou’.