UEFA ka publikuar së fundmi renditjen e klubeve që kanë marrë pjesë në Kupat e Europës në 5 vitet e fundit në bazë të koeficientit.
Nga klubet e Superiores Laçi ka renditjen më të mirë, e cila ndodhet në vendin e 174 dhe më pas vijnë Partizani në vendin e 254, Teuta në 280, Kukësi në 282, Tirana 298, Vllaznia 338 dhe Luftëtari në vendin e 411.
Nga skuadrat shqiptare vendin renditjen më të mirë e mban Shkëndija e Tetovës, e cila ndodhet në vendin e 151, teksa Shkupi ndodhet në vendin e 185.
Nga klubet kosovare, Drita është ajo që ndodhet më mirë në renditje, në vendin e 199, ndërsa Ballkani e cila u kualifikua në Ligën e Konferencës ndodhet në vendin e 334.
RENDITJA E KLUBEVE SHQIPTARE:
Shqipëri
174 Laçi
254 Partizani
280 Teuta
282 Kukësi
298 Tirana
338 Vllaznia
411 Luftëtari
Kosovë
199 Drita
304 Prishtina
334 Ballkani
370 Llapi
371 Gjilani
372 Feronikeli
Maqedoni e Veriut
151 Shkëndija
185 Shkupi
409 Renova
417 Struga