Klubi anglez, Liverpool do të nis negociatat me agjentin e mesfushorit të AC Milan, Ismael Bennacer në dy javët e ardhshme, raportojnë mediat britanike.
Bennacer është synim i menaxherit të ‘The Reds’ Jurgen Klopp pasi ai kërkon të përforcojë mesfushën.
Liverpool thuhet se po planifikon të takohet me agjentin e lojtarit para Vitit të Ri për të shikuar mundësin e rikthimit të Bennacer në Angli.
Ish-talenti i Arsenalit gjithashtu do të diskutojë kushtet e reja me kuqezinjtë.
Marrëveshja aktuale e Bennacer me AC Milan është deri në verën e vitit 2024..