Messi ka planifikuar kthimin te Barcelona

Futboll

Messi ka planifikuar kthimin te Barcelona

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 14:48
Messi ka planifikuar kthimin te Barcelona

Lionel Messi, kampioni i saposhpallur i botës me Argjentinën, pas dhjetë ditësh do të jetë i lirë të nisë kontaktet me çdo klub për sezonin e ardhshëm, pasi në qershor i përfundon kontrata me PSG-në.

Presidenti Al Khelaifi deklaroi pas finales me bindje të plotë se “Pleshti” do të qëndrojë në Paris, por asgjë nuk është vendosur.

Sipas “El Mundo Deportivos”, ka 90% shanse që Messi të qëndrojë aty ku është, pasi është i lumtur në Paris. E njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij dhe për momentin ideja për t’u larguar nuk duket se ka zënë vend.

Sipas gazetës “La Vanguardia”, megjithatë, kampioni argjentinas tashmë i ka bërë të ditur trajnerit Xavi synimin e tij për t’u rikthyer në Barcelonë. Mundësia është që Messi të luajë edhe një vit në klubin e fuqishëm të Ligue 1 dhe më në fund të kthehet në Katalunjë në verën e vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat