Ansu Fati nuk është më lojtar i paprekshëm tek Barcelona.
Sipas ‘El Nacional’, katalonasit nuk e konsiderojnë Fatin lojtar thelbësor në skuadrën e Xavi Hernandez.
Barcelona është e gatshme të presë ofertat në adresë të sulmuesit të tyre.
‘Blaugranat’ thuhet se janë të gatshëm ta shesin Fatin për 80 milionë euro, kartoni i të cilit tashmë ka rënë për shkak të performancës jo të kënaqshme dhe minutazhes së vogël të lojtarit këtë sezon të garave.
Fati konsiderohej Lionel Messi i ardhshëm tek Barcelona, pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij që nga debutimi i tij, megjithatë, lëndimet dhe transferimet e reja në pozicionin e tij, kanë ndikuar që forma e tij të bjerë në mënyrë drastike.