Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mediat spanjolle, ku ka përgëzuar Lionel Mesin për triumfin me Argjentinën në kampionatin botëror në Katar.
Por ai është ndalur dhe te klubi që drejton, duke nënvizuar se shumë shpejt Barça do të kthehet përsëri në majën e futbollit europian pas vitesh të turbullta, ku preku gati fundin.
“Ne po punojmë për të nisur një epokë të re të shkëlqyer dhe të mbushur me suksese.
Skuadra e parë është një amalgamë e të rinjve dhe veteranëve.
Shoh se në klub dhe në skuadër ka një frymë pozitive, mbizotëron entuziazmi dhe jemi në duart e një trajneri që është sinonim i lojës së bukur dhe suksesit. Po krijojmë pritshmëri të mëdha në radhët e tifozëve tanë dhe kjo është e bazuar në punën që po bëjmë”, shpjegoi Joan Laporta.