Valon Dedia nuk do të jetë më futbollist i Trepça ’89. Klubi ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
"Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Dedia u rrit në ngjyrat gjelbërtebardhë ku si fëmijë i u bashkua klubit, ai u zhvillua në gjeneratat e reja të Klubit.
Valonit i urojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë gjithë viteve si pjesë e Minatorëve", ka njoftuar klubi mitrovicas.
Në tabelën e Superligës aktualisht Trepça ’89 gjendet në pozitën e parafundit..