Manchester United ka triumfuar me rezultat të pastër 2:0 ndaj Burnleyt në 1/8 e finales së EFL CUP.
Manchester United, Nottingham Forest dhe Brighton janë skuadrat e radhës që siguruan çerekfinalet e EFL Cup duke iu bashkuar Newcastle, Wolves, Leicester City dhe Southamton.
Ndërkohë që çerekfinalisti i tetë do të mësohet nga dueli i zjarrtë Manchester City-Liverpool (e enjte, 21:00).
United mposhti 2:0 Burnley falë golave të Christian Eriksen dhe Marcus Rashford, ndërkohë që Nottinghami triumfoi 1:4 në fushën e Blackburn. 0-0 përfundoi përballja Charlton-Brighton, me vendasit që u treguan më të saktë duke sjellë eliminimin e ekipit të De Zerbit.