Partizani mposht Tiranën mes tensionit

Futboll

Partizani mposht Tiranën mes tensionit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:23
Partizani mposht Tiranën mes tensionit

Partizani rikthehet të fitojë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës pas shtatë ndeshjesh. Goli i Xhuliano Skukës në minutën e katërt i dhuroi “Demave” triumfin 1-0 ndaj kampionëve në fuqi në një sfidë që prodhoi rivalitet në “Air Albania”, aty ku nuk mungoi protagonizmi i ultrasve me koreografitë e tyre.

Sulmuesi kryesor i Partizanit nisi shpejt festën e Partizanit me një diagonale të bukur, ndërkohë që shtylla i mohoi festën Tedi Carës dhe golin e qetësisë të kuqve në pjesën e dytë. Bardheblutë ushtruan presion, por goli i barazimit nuk erdhi.

Sfida u ndërpre për 12 minuta në fillimin e pjesës së dytë, me tifozët e Tiranës që lëshuan fishekzjarrë dhe flakadanë në një nga tribunat qendrore. Fitorja e sotme vijon të mbajë Partizanin në krye të Superiores, tashmë me 4 pikë më shumë se armiqtë e përjetshëm.

Pas vërshëllimës finale pati tension dhe përplasje mes lojtarëve në fushë, ndërkohë që tifozët shfrynë dufin duke thyer dhe hedhur në fushë shumë stola.

Në fund zhgënjim te Tirana dhe festë te Partizani, që suksesin e fundit në derbi e kishte regjistruar më 23 mars të vitit të kaluar. “Demat” fitonin 1-2 (Hoxhallari/Belica, Bardhi).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat