Hetimet për fshehje të bilancit

Futboll

Hetimet për fshehje të bilancit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Hetimet për fshehje të bilancit

Qeveria e futbollit europian (UEFA) po monitoron në distancë hetimin që ka nisur prokuroria e Torinos për Juvetusin në lidhje me bilancin e rremë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton skenarët e mundshëm në lidhje me sanksionet që mund të marrë “Zonja e Vjetër”.

Gjobë, mosakordimi e të ardhurave nga kompeticionet e UEFA-s, kufizime sa i përket përfshirjes së lojtarëve në listën A për një kompeticion evropian, skualifikim për vitin aktual ose ndalim në të ardhmen në garat e UEFA-s. Është, mbi të gjitha, ky sanksion i fundit që shqetëson tifozët e Juventusit, edhe nëse nga Nyon bëjnë thirrje për maturi.

Për të arritur në një masë ndëshkimore kaq të ashpër, duhen vërtetuar parregullsi serioze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat