Duket se divorci mes sulmuesit portugez Joao Felix dhe skuadrës së Atletico Madrid është i pashmangshëm. Ai që ka konfirmuar gjithçka është trajneri i “colchoneros”, Diego Simeone, që u shpreh:
“Ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë. Asnjë nuk është i paprekshëm”.
Më tej, trajneri shtoi: “Sigurisht që Joao është një lojtar i madh, i rëndësishëm dhe bëri një botëror të mirë me Portugalinë. Mori pjesë në shumë aksione goli dhe tregoi vlerat e tij”.
“Shpresoj që të rikthehet tek ne në të njëjtën gjendje fizike e emocionale që ishte në botëror dhe të ketë të njëjtën qetësi që tregoi në Katar”, u shpreh Diego Simeone, që nuk ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin.