Edouard Mendy ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsea, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Sun”. Sipas kësaj të fundit, portieri senegalez mbeti i zhgënjyer nga ofetra që i bënë drejtuesit e “blues”.
Portieri 30-vjeçar, që luan me Chelsea prej vitit 2020, ka një kontratë deri në vitin 2025 me londinezët, nga e cila arkëton 100 mijë stërlina në javë. Sipas “The Sun”, Mendy kërkon të paguhet njësoj me spanjollin Kepa, që merr thuajse dyfishin e senegalezit.
Mësohet se oferta e Chelsea ka qenë shumë më e ulët se ajo e Kepa, që këtë sezon nuk ka qenë titullar.
Ndaj, Mendy kërkon që të trajtohen njësoj, duke qenë se ka luajtur më shumë dhe ka qenë vendimtar. Kjo situatë ka ndërlikuar disi planet, pasi palët duhet të ulen sërish për bisedime.