Neuer i operuar, Bayern Munih mendon për “spiderman-in” e Kupës së Botës

Futboll

Neuer i operuar, Bayern Munih mendon për “spiderman-in” e Kupës së Botës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:22
Emiliano Martinez

Bayern Muncih është në kërkim të një portieri.

Qëllimi i klubit gjerman është të zëvendësoje Manuel Neuer, i cili përfundoi i dëmtuar rëndë duke ushtruar sportin e skisë dhe më pas kreu një operacion në gju.

Portieri gjerman nuk do të mund të rikthehet në fushë deri në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Bayern Munich i ka vënë sytë kampionit të botës me Argjentinën, Emiliano Martinez, i cili luan me Aston Villa në Premierleague.

Emiliano Martinez ka qenë heroi i Argjetninës në Katar 2022 me pritjet e tija të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat