Messi merr vendimin përfundimtar mbi të ardhmen te PSG!
Leo Mesi ndodhet në krye të mediave botërore pasi fitoi Kupën e Botës në Katar. Duket se për Al Khelaifin kjo gjë është një bonus dhe kështu i ofroi rinovimin e kontratës.
Siç raportojnë mediat, tashmë argjentinasi dhe sheiku kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e tyre dhe për një vit më shumë.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, me Leo Mesin që “i prish” ëndrrat Barcelonës për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”.