Rodriguez për Ronaldon: Ai është njeriu më i bukur

Futboll

Rodriguez për Ronaldon: Ai është njeriu më i bukur

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:31
Rodriguez për Ronaldon: Ai është njeriu më i bukur

Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për Elle, duke bërë një bilanc të vitit që mbyllet pas pak ditësh.

Personazhi kryesor i intervistës së dhënë për edicionin spanjoll të revistës ishte sigurisht partneri i saj i jetës, Cristiano Ronaldo, për të cilën ajo thotë vetëm fjalë të mira.

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë.

Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin atë në një mënyrë nënçmuese”, vuri në dukje ajo për Cristianon.”

Kur u takuan, Ronaldo po luante për Real Madridin dhe ajo ishte një shitëse në kryeqytetin spanjoll. Siç e pranon 28-vjeçarja, kjo lidhje i ndryshoi jetën: “Natyrisht që lidhja ime me të më lejoi të realizoja shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pasi u njohëm, kam të njëjtin pasion për gjithçka që bëj. Si modele, si pastruese dhe si shitëse”, është shprehur ajo..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat