Erzeni është ndalur në një barazim nga Bylisi në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mucollarit në minutën e 31.
Por kur pritej fitorja e tyre, Erzeni është ekipi që di të prishi festat dhe të shënojë në minutat e fundit.
Këtë herë ishte Sadiki që realizoi në minutën e 83 me kokë.
Por ajo që do të hapi shumë polemika ishte festimi i këtij lojtari që në jo pak momente nisi të tregonte organin gjenital.
Pas këtij barazimi, Erzeni qëndron në vendin e katërt pas Egnatias, ndërsa Bylisi gjendet në vendin e 8, pa dalë nga zona e ftohtë.