Messi kampion bote, imazhi tani në një kartmonedhë!

Futboll

Messi kampion bote, imazhi tani në një kartmonedhë!

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Messi kampion bote, imazhi tani në një kartmonedhë!

Lionel Messi dhe Argjentina e tij bënë historinë, duke fituar Botërorin në Katar, i treti në historinë e Albiceleste-s.

Në vendin e tij po mendojnë ende si të gjejnë mënyrën për ta festuar këtë arritjes sic duhet, duke e përjetësuar për ta bërë për të paharrueshme. Zërat e fundit flasin madje për mundësinë e emetimit të një bankënote, kartëmonedhe prej 1000 pesos me fytyrën e 7 herë Topit të Artë.

Sipas një publikimi të El Financiero, funksionarët e Bankës Kombëtare të Argjentinës, po vlerësojnë mënyrat për të përkujtuar arritjen historike të skuadrës në Botërorin e Katar. Një hipotezë do të bënte që imazhi i Messit të stampohej në një kartëmonedhë prej 1000 pesos. Ky i detyrohet faktit se edhe prerja e kartmonedhës nis me 10 numrin e kapitenit të Kombëtares.

Gjithsesi nuk do të jetë vetëm Messi në bankonotë. Në fakt duket se nga pas do të jetë shkrimi “La Scaloneta”, pra epiteti i të gjithë skuadrës që vjen nga emri i trajnerit Lionel Scaloni. Mbetet për tu parë nëse do të realizohet vërtet një ide unike që po ju pëlqen që tani të gjithëve në Argjentinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat