Enriko Papa eliminon nga Kupa e Turqisë skuadrën e Montelës!
Mesfushori shqiptar, Enriko Papa, u shpall MVP në atë kualifikim që Rizespori arriti ndaj Adana Demirsport, skuadër e drejtuar nga Viçenzo Montela.
29-vjeçari luajti për plot 120 minuta duke kryer mjaftë mirë detyrat e tij dhe duke ndihmuar skuadrën e tij që të kalonte në fazën e 1/8-ave dhe për këtë arsye u shpall dhe lojtari më i mirë i takimit.
Papa ka shkëlqyer me skuadrën e tij këtë sezon me Rizesporin që nga transferimi në Turqi në fillim të këtij sezoni.