Sevilla dhe Isco tashmë zyrtarisht kanë ndarë rrugët.
Ish-futbollisti i Real Madridit, sipas medieve britanike, shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.
Klubi i madh i Premier Leagues, Arsenal është i interesuar për spanjollin.
Menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta dëshiron ta ketë në skuadër Isco-n.
Arteta beson se nënshkrimi i mundshëm me spanjollin është një mundësi e shkëlqyer, dhe kreu i londinezëve mund ta ndihmojë spanjollin të rigjejë formën e tij më të mirë.