Reagon Guardiola

Futboll

Reagon Guardiola

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:58
Reagon Guardiola

Pep Guardiola është i kënaqur nga ajo që pa prej skuadrës së tij.

Mekanizmat janë ende automatikë, pavarësisht se ndërprerja e gjatë e sezonit tregoi se duhet punuar me parametrat fizikë të skuadrës.

“Një ndeshje spektakolare”, tha trajneri i Mançester Sitit pas vërshëllimës finale.

“Skuadra vinte pas një kohe të gjatë pa luajtur, por i zbatoi mirë detyrat. Sigurisht që jemi ende larg formës më të mirë fizike, por treguam se jemi pranë saj.

Golat ishin të shkëlqyer. Liverpuli vinte me të njëjtat probleme si ne. Jam i kënaqur për atë që pash dhe atë që na pret. Kualifikimi në çerekfinalen e Kupës së Ligës është një arritje që bëhet akoma më e rëndësishme duke marrë parasysh emrin e kundërshtarit që kishim përballë. Duam t’i shkojmë deri në fund kompeticioneve”, tha trajneri i Sitit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat