Paris Saint-Germain dëshiron të bëjë një transferim shokuese për mesfushorin e Manchester United, Fred, raporton ‘The Sun’.
Braziliani pak kohë më parë ka zgjatur kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ edhe për një vit, mirëpo, kampionët në fuqi të Francës besojnë se mund të transferojnë Fred-in në Paris.
Ndërkohë, siç raportohet, klubi nga ‘Old Traffordi’, do të lejoj largimin e brazilianit vetëm ajo skuadër që do të paguajë 30 milionë euro, shifër kjo që për PSG nuk do të ishte ndonjë problem.
Krerët e PSG-së tashmë thuhet se kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta bëjnë të vetin në muajin janar.