Benxhamë Pavar ka prishur çdo marrëdhënie me trajnerin e Kombëtares së Francës, Didië Deshamp, siç tregoi qëndrimi i tij në stol gjatë të gjithë turneut, por mesa duket nervozizmi i shfaqur në Katar nga mbrojtësi i djathtë është rrjedhojë e sherreve të vazhdueshme në Mynin, me trajnerin Nagelsman, që gjithashtu e ka harruar në stol.
Prandaj, janari do të jetë dritarja në të cilën francezi do të kërkojë largimin dhe menjëherë në ndjekje të tij janë vënë Juventusi dhe Reali i Madridit.
Bardhezinjtë duken favoritë nisur nga fakti i marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë me Bajernin, i cili menjëherë, me anë të drejtorit sportiv, Hasan Salihamxhiç, duket se kanë gjetur futbollistin që i duhet.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Malo Gusto, por që ndryshe nga emri i tij “Shije e keqe”, ka lënë shije shumë të mira në aventurën te Lioni dhe janë gati që ta bëjnë të vetin Guston.