Nehar Sadiki ishte një prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen Erzeni-Bylisi 1-1, në sfidën e javës së 15-të të Superiores. Mbrojtësi kumanovar shënoi golin e parë për skuadrën e tij, edhe ate si kapiten.
Në minutën e 83’ ai e gjeti golin e barazimit pas një harkimi të ekzekutuar saktë nga Kahrimanovic.
“Të shënosh golin e parë për Erzenin është ndjenjë e vecant, sidomos edhe kur je si kapiten i skuadrës. Me këtë gol ne morëm barazim të merituar”, deklaroi Sadiki.
Erzeni e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e 4-të me 22 pikë.