Milani kërkon me çdo kusht rinovimin me Rafael Leaon. Sipas mediave italiane çështja e kontratës se yllit portugez është shndërruar në prioritet për Maldinin dhe Masarën pasi 23-vjeçarit i skadon kontrata në qershor 2024.
Mësohet se dyshja drejtuese e Milanit synon që ta mbyll operacionin brenda këtij viti dhe për këtë arsye portugezit do t’i ofrohen 7 milionë euro neto në sezon, duke e shndërruar atë në lojtarin më të paguar të skuadrës.
Vetë dëshira e futbollistit në fjalë është që të vijojë karrierën tek “Djalli”, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, veçanërisht nga Premier League.
Kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje për plot 5 sezone, ndërkohë që pritet të ketë edhe bonuse të tjera për të.