Klubet gjermane kanë përfituar një pjesë të mirë të sasisë të parave të vendosura në dispozicion nga FIFA nëpërmjet "Club Benefits Programme".
Siç dihet qeveria botërore e futbollit ka vendosur plot 200 milionë euro në dispozicion të klubeve që dërgojnë me kombëtaret respktive lojtarë në finalet e Botërorit. Sa i përket skuadrave gjermane shifra në tolat është rreth 16.38 milionë euro.
Sistemi – Programi i FIFA-s shpërblen klubet për lojtarët që luajnë në finale me plot 349.000 mijë euro. Ndërsa për lojtarët që luajnë në gjysëmfinale paguan 302.000 mijë euro, në çerekfinale 264.000 mijë euro, në 1/8 208.000 mijë euro dhe në fazën në grupe 170.000 mijë euro. FIFA ka vendosur që shuma të mos i akordohet vetëm ekipit aktual që zotëron kartonin e lojtarit, por të ndahet edhe mes skuadrave që kanë patur nën kontratë futbollistin deri dy ditë para startit të eventit (në këtë rast është Botërori). 1/3 e shifrës i shkon klubit aktual ndërsa 2/3 klubeve të dy sezoneve të fundit.
Për këtë motiv Bayern ka përfituar nga Lewandowski plot 139.000 mijë euro.
Ndërsa Eintracht-i mori 170.000 mijë euro nga prezenca e Kevin Trapp në fazën në grupe me Gjermaninë ndërsa "vetëm" 116.000 mijë euro përfitoi nga Randal Kolo Muani që mori pjesë deri në finale të eventit. Francezi mbërriti në verë në Gjermani dhe për këtë motiv ish- klubi i tij, FC Nantes ka arkëtuar 2/3 të totalit pra dyfishin e shqiponjave të Frankfurtit.
Shifra e arkëtuar për çdo klub nga FIFA:
Bundesliga
Bayern München 3.811.000 Euro
Borussia Dortmund 2.040.000 Euro
Borussia M'gladbach 1.498.000 Euro
RB Leipzig 1.480.000 Euro
Eintracht Frankfurt 1.441.000 Euro
VfB Stuttgart 718.000 Euro
Bayer 04 Leverkusen 679.000 Euro
SC Freiburg 672.000 Euro
VfL Wolfsburg 614.000 Euro
FC Augsburg 586.000 Euro
TSG Hoffenheim 529.000 Euro
Hertha BSC 437.000 Euro
FSV Mainz 05 416.000 Euro
Werder Bremen 409.000 Euro
VfL Bochum 252.000 Euro
FC Köln 227.000 Euro
Union Berlin 113.000 Euro
FC Schalke 04 69.000 Euro
Bundesliga 2
Fortuna Düsseldorf 139.000 Euro
FC St. Pauli 139.000 Euro
Hannover 96 113.000 Euro