Policia nis hetimet për ndeshjen mes Cityt dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Futboll

Policia nis hetimet për ndeshjen mes Cityt dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Policia është duke e hetuar një rast ku një vajzë 15 vjeçare u lëndua në ndeshjen e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Vajza në fjalë më pas ka marrë tretmanin nga stafi mjekësorë për shkak të lëndimeve në kokë në stadiumin “Etihad”.

Policia e Manchesterit tha se ishte gjithashtu duke zhvilluar hetime për një sulm në kryqëzimin e Ashton New Road dhe Alan Turing Way. Po ashtu, një burrë ishte arrestuar për një fyerje racore.

Dy burra të tjerë u arrestuan me dyshimin se po përpiqeshin të fusnin një mjet piroteknik në fushë.

Manchester City e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke eliminuar nga gara kampionin aktual të Carabao Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat