Futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi nuk do të jenë më pjesë e Kukësit. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në shkrim bëhet e ditur se palët kanë rënë dakort dhe se verilindorët i falenderojnë futbollistët për kontributin e dhënë.
Postimi i plotë
Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë.
Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre,