Shqiptarin e përzgjedhin si më të mirin në Ukrainë, në shtetin ku po luftohet

Futboll

Shqiptarin e përzgjedhin si më të mirin në Ukrainë, në shtetin ku po luftohet

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:33
Seferi

Ka nisur që të mbajë të njëjtin shkëlqim si te Tirana, Taulant Seferin e përzgjedhin si më të mirin në Ukrainëm në shtetin ku po luftohet ndaj agresorit rus.

Taulant Seferi ka hasur jo pak vështirësi pas kalimit nga Tirana te Vorskla Poltava.

Megjithatë në kohët e fundit sulmuesi ka hyrë në ritmin e garës në Ukrainë.

Deri tani ky lojtar ka realizuar 4 gola në total me fanellën e Vorsklas, nga të cilat dy kanë ardhur në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë arsye tifozët e kanë përzgjedhur si lojtarin e muajit. Në një njoftim në faqen zyrtare,

Vorskla tregon se Taulant Seferi është lojtari më i mirë i nëntorit për Vorsklan, teksa është mbështetur nga 33% e votuesëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat