Potter e vlerëson Ziyechin por i kërkon durim

Futboll

Potter e vlerëson Ziyechin por i kërkon durim

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:29
Potter e vlerëson Ziyechin por i kërkon durim

Graham Potter ka mbetur i kënaqur kur ka parë Hakim Ziyech tek tregonte cilësitë e tij në Kupën e Botës në Katar, por trajneri i Chelseas ka thënë se sa i përket të luajturit titullar në ekipin e tij për këtë duhet durim. 

"Ne i dimë cilësitë e tij, na pëlqen si lojtar. Ai luan mes linjave dhe ka cilësi fantastike dhe këtë e pamë në Kupën e Botës.

Jam i kënaqur që ai e ndihmoi ekipin e tij, kam mbajtur kontakte me të gjatë gjithë Kupës së Botës. Tek Chelsea ka gjithmonë lojtarë të mirë që nuk janë në formacionin fillestar dhe ata duhet të jenë të durueshëm", ka thënë  Potter.

Maroku ia doli të fitojë vendin e katërt në Botërorin e sapopërfunduar ku triumfoi Argjentina, ndërsa Ziyech ishte nga lojtarët protagonistë në suksesin e kombëtares afrikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat