Azzedine Ounahi është mjaft i kërkuar.
Mesfushori i Angers, Ounahi tregoi paraqitje fenomenale në Kupën e Botës me Marokun.
E kjo bëri që shumë ekipe të monitorojnë mesfushorin.
Siç thekson ‘The Sun’, Leicester City dhe Newcastle janë bashkuar me Southampton, West Ham, Inter dhe Napoli në garën për mesfushorin maroken.
Madje ‘Dhelprat’ do të ishin të gatshëm të ofronin një shumë afër 45 milionë euro.
Ndërkohë, Angers shpreson se do të arrijë një ofertë e mirë.