Barcelona ka akord me Kanten

Futboll

Barcelona ka akord me Kanten

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:09
Barcelona ka akord me Kanten

Barcelona ka arritur marrëveshje me përfaqësuesit e N’Golo Kante pak ditë më parë.

Mesfushori francez duhet të mbërrijë verën e ardhshme, si lojtar i lirë, por klubi Blaugrana synon që lojtari t’i nënshtrohet testeve fizike para nënshkrimit.

Pavarësisht cilësive të tij që nuk mund të vendosen në dyshim, ka shumë pasiguri për shkak të dëmtimit në kofsh që e mbajti jashtë fushave lojtarin e Chelsea-t në pjesën e parë të sezonit, duke e detyruar të humbasë edhe Botërorin.

Rikthimi i tij është planifikuar për në shkurt dhe vetëm atëherë, raporton Sport, Barça do të vendosë nëse do të mbyllë gjithçka për transferimin e tij. Kante kishte vendosi t’i nënshtrohej një operacioni pasi kishte pasur probleme fizike në muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat