Kampionati Kombëtar i futbollit për vajza U-16 ka ngritur siparin e edicionit të dytë dhe ka zhvilluar tashmë dy javët e para në të dyja grupet përkatëse, ndërsa ka nisur që prej të mërkurës të luhet edhe java e tretë.
Pogradeci – Skënderbeu ishte takimi hapës i kësaj jave, një derbi juglindor që ishte mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat. Sfida u mbyll me fitoren e ekipit të Pogradecit me rezultatin minimal 1-0, teksa me tre ndeshje të zhvilluara, pogradecaret renditen tashmë në vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e pestë me 1 pikë.
Sakaq, ditën e enjte u luajtën dhe tre ndeshje të tjera. Në grupin B, Vlora priti në shtëpi ekipin e Bylisit dhe arriti ta mundë me rezultatin 6-1, me vajzat vlonjate që u rikthyen te fitorja pas barazimit në javën e dytë. Ndërkaq, në grupin A, Kinostudio u përball me AFF Elbasanin, një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet dhe shumë emocionuese, e cila përfundoi në barazim 4-4. Egnatia, ekipi i ri i sapo krijuar, luajti ndaj Tiranës në shtëpi, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 7-1 në favor të vajzave bardheblu.
Ditën e sotme u zhvillua derbi myzeqar, me Lushnjen që priti në shtëpi ekipin e Apolonisë, me fieraket që u treguan më konkrete dhe siguruan fitoren me rezultatin 3 me 0. Apolonia pas tre javëve të para renditet në krye të klasifikimit me pikë të plota, ndërsa Lushnja ka marrë vetëm një fitore.
Ndeshjet e javës së tretë në kampionatin e vajzave U-16, grupi A:
Kinostudio – AFF Elbasani 4-4
Egnatia -Tirana 1-7
Renditja
Vllaznia 6 pikë *
Tirana 6 pikë
Kinostudio 4 pikë
AFF Elbasani 4 pikë
KF Teuta 0 pikë *
KF Egnatia 0 pikë **
(Shënim * : Një ndeshje më pak)
Ndeshjet e javës së 3-të në kampionatin e vajzave U-16, grupi B:
Pogradeci 1-0 Skënderbeu
FC Vlora 6–1 Bylis
Lushnja 0–3 Apolonia
Renditja
Apolonia 9 pikë
FC Vlora 7 pikë
Pogradeci 6 pikë
Lushnja 3 pikë
Skënderbeu 1 pikë
Bylis 0 pikë