Chelsea është afër marrëveshjes me talentin brazilian Andrey Santos, i cili është pjesë e klubit Vasco Da Gama.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, londinezët kanë siguruar nënshkrimin Santos, i cili është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane.
Chelsea thuhet se do të pagujë 20 milionë euro për supertalentin brazilian.
Santos është një nga lojtarët më të mirë tek Vasco Da Gama, të cilin shumë shpejt pritet ta shohim në futbollin evropiane.