Të kuqtë gati të rikthejnë në skuadër sulmuesin shkodran

Futboll

Të kuqtë gati të rikthejnë në skuadër sulmuesin shkodran

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 13:38
Të kuqtë gati të rikthejnë në skuadër sulmuesin shkodran

Eraldo Çinari duket se është më pranë Partizanit, megjithëse Vllaznia dhe Shkëndija janë interesuar për shërbimet e tij.

“Panorama Sport” mëson se gjatë ditëve të fundit sulmuesi ka pasur një takim me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama, ku është diskutuar në lidhje me rikthimin te të kuqtë, ku shkodrani ka arritur kulmin e karrierës.

Ai është drejt ndarjes me skuadrën e Samsunsporit dhe në ditët në vijim mund të vendosë se me cilin klub do të vijojë karrierën.

Mesa duket në këtë transferim ka vendosur të angazhohet vetë drejtori i përgjithshëm, që ka një marrëdhënie të mirë me Çinarin, por edhe me Eneo Bitrin, i cili ka miqësi me të dy dhe ka qenë gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Pas këtij zhvillimi, mund të themi se Çinari është shumë më pranë Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat