Sot mbahet ceremonia “Laureatët e Vitit 2022”
Sot në orën 17:00 në ambientet e ‘Klan Arena’ mbahet ceremonia tradicionale e FFK-së “Laureatët e Vitit 2022”, ku do të shpallen më të dalluarit e vitit që po e lëmë pas.
Krahas çmimit kryesor ‘Fadil Vokrri’ për futbollistin më të mirë të vendit, do të shpallet edhe futbollisti më i mirë.
Po ashtu edhe 11-shja më e mirë e Superligës, pastaj trajneri më i mirë, klubi më i mirë dhe çmimet tjera.