Donadoni: Napoli ka mundësi të mëdha për ta fituar titullin

Futboll

Donadoni: Napoli ka mundësi të mëdha për ta fituar titullin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Donadoni

Trajneri i njohur italian, Roberto Donadoni në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, ka folur për garën e titullit të kampionit në Serie A.

Sipas Donadonit, Napoli, është në rrugë të mirë që ta fitoj Scudetton.

“Pushimi për Kupën e Botës u ka dhënë kohë atyre që i ndjekin të rikuperojnë lojtarët. Napoli ka mundësi të mëdha, por duhet të vazhdojë fuqishëm si në muajt e fundit të këtij sezoni. Ata u treguan me të fortë se të tjerët”, tha ai.

“Por Milan dhe Inter janë pas tyre. Nëse Giroud menaxhohet mirë fizikisht, ai do të jetë në gjendje të çon lart Milanin. Pres që edhe De Ketelaere të rritet”, theksoi Donadoni.

Njeriu shtesë i Interit? Lukaku, ai tashmë i ka çuar shokët e tij në një Scudetto ...", përfundoi Donadoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat