Legjenda Pelé ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese. Kjo nuk e ka penguar tri herë fituesin e Kupës së Botës të fitojë trofeun “Lojtari i Historisë”. Marka amerikane e birrës Budweiser e ka njohur si lojtarin më të mirë në histori dhe ka qenë Neymar ai që ka marrë çmimin.
Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pelenë.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budweiser për të nderuar Pelénë me trofeun “Lojtari i Historisë”. Është nder të jem pjesë e këtij momenti,” tha Neymar një video e postuar në Instagram.
Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një postim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm:
“Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra, ndaloi një.
Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin. Ai që nderohej. Ai krijoi dinastinë e tij. Ai që frymëzoi rininë. Ai që ndërtoi një perandori. Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”.
“O Rei” është shtruar në spital, në Sao Paulo, prej tri javësh për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.