Vëllai i Pogbas lirohet nga burgu pas akuzës për zhvatje

Futboll

Vëllai i Pogbas lirohet nga burgu pas akuzës për zhvatje

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Vëllai i Paul Pogbas, Mathias

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias është liruar nga burgu.

Avokati, Yassine Bouzrou e ka konfirmuar për “BFMTV” që klienti i tij u largua nga Maison d’arret de Villepinte të premten, pasi që kërkesa e tij për lirim me kusht ishte pranuar nga autoritetet.

Mathias ishte i burgosur për tre muaj pasi u akuzua për zhvatjen e dyshuar të mesfushorit të Juventusit dhe Francës, Paul Pogba.

Hetimet kanë filluar në muajin gusht me dyshimet se Paul ishte synim i një komploti për zhvatje nga vëllai i tij dhe shokët e tij të fëmijërisë, të cilët kërkonin nga ai një shumë prej 13 milionë eurosh.

Mathias, i cili iu refuzua lirimi me kusht 12 ditë pas dënimit të tij, kërcënoi se do të zbulonte gjëra të çmendura në një video të postuar në rrjetet sociale.

32 vjeçari refuzoi se kishte marrë pjesë në këtë zhvatje ndaj vëllait të tij.

“BFMTV” tha se Mathias ishte vendosur nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe i ndalohet të kontaktonte Paulin, nënën e tij dhe të tjerët të përfshirë në këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat