Sulmohet në rrugë ish-selektori

Futboll

Sulmohet në rrugë ish-selektori

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:27
Sulmohet në rrugë ish-selektori

Eliminimi nga Botërori 2022 pa u bërë protagonist absolut siç pritej, nuk ka qenë momenti i vetëm negativ për ish-trajnerin e Brazilit, Tite. Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, Tite është bërë viktimë e një presioni në rrugë teksa ecte në lagjen e tij, ndërsa edhe i kanë vjedhur sende me vlerë.

Informacionet tregojnë se Tite po shëtiste në rrugë në orën 6 të mëngjesit në Rio De Zhaneiro kur është sulmuar nga person i paidentifikuar ende. Fillimisht raportohet se ai ka sharë dhe akuzuar Titen për paraqitjen e Brazilit në Botëror, ndërsa pastaj i ka hequr një varëse të artë që mbante ish-trajneri.

Përfaqësues të trajnerit kanë konfirmuar ngjarjen dhe se policia është në kërkim të personit që e sulmoi, por ndërkohë përgënjeshtrojnë se kishte një dialog rreth eliminimit të Brazilit para se hajduti t’i hiqte varësen e artë.

Tite la detyrën e tij menjëherë pas përfundimit të Botërorit, ndërsa nuk ka konfirmuar ende se ku do të vazhdojë karrierën duke filluar nga viti 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat