Newcastle pas Lukakut, belgu ka një kusht

Futboll

Newcastle pas Lukakut, belgu ka një kusht

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:32
Romelu Lukaku

Newcastle United po planifikon transferimin e Romelu Lukakun në fund të këtij sezoni, raporton ‘Calciomercato’.

Reprezentuesi belg, i cili po luan tek Interi në formë huazimi nga Chelsea, duket se sërish do të luajë në Premier League, një nga ligat më të forta dhe më atraktive në Evropë.

Drejtuesit e Newcastle-s qysh tash janë duke menduar për përforcime të reja në fund të këtij edicioni.

Lukaku është një nga prioritet e Newcastle, mirëpo, siç raportohet, Lukaku mund të transferohet tek skuadra angleze, vetëm me kushtin që Newcastel të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat