Gjyqtari i finales së Botërorit zbulon gabimin që bëri në fitoren e Argjentinës ndaj Francës

Futboll

Gjyqtari i finales së Botërorit zbulon gabimin që bëri në fitoren e Argjentinës ndaj Francës

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:13
Szymon Marciniak

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës në Katar, Szymon Marciniak e ka pranuar se ai ka bërë një gabim në fitoren e Argjentinës ndaj Francës.

Gjyqtari polak u lavdërua shumë nga tifozët dhe kolegët e tij për paraqitjen që e kishte në finalen e Botërorit në stadiumin “Lusail Iconic”.

Kishte një presion të madh mbi Marciniak, i cili tani po krahasohet me legjendarin, Pierluigi Collina, por ai i kishte gjatë tërë kohës situatën nën kontroll dhe bëri disa vendime të rregullta në atë që ishte ndër finalet më të mira në histori të Botërorëve.

41-vjeçari po merr shumë vëmendje në media në Poloni, vendin e tij të lindjes, por megjithëse ishte i kënaqur me performancën e tij, ai zbuloi se kishte një gabim që ai mendon se bëri.

Nuk po lejonte të luhej avantazhi kur mbrojtësi i majtë i Argjentinës, Marcos Acuna, kishte kryer një faull. Franca ishte në sulm dhe në prapavijë, Marcinak mendon se lejimi i lojës për të vazhduar do të kishte qenë opsioni më i mirë.

“Sigurisht, ka pasur gabime në këtë finale. Kam ndërprerë kundërsulmin francez pas një ndërhyrjeje të keqe të Marcos Acuna. Kisha frikë se lojtari i faulluar donte të qetësohej, dhe e lexova gabim sepse asgjë nuk ndodhi, dhe mund të jepje një avantazh dhe pastaj të kthehesha me një karton. Është e vështirë. Në një lojë si kjo, unë bëjë një gabim të tillë. E rëndësishme është që nuk ka pasur gabime të mëdha”, tha Marciniak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat