Manchester United dhe Arsenali janë në bisedime me agjentin Jorge Mendes për sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix.
Ylli portugez duket se ka vendosur të largohet nga Madridi muajin e ardhshëm.
‘Le 10 Sport’ të shtunën shkruan se Gunners dhe United po ‘luftojnë’ për transferimin e portugezit.
Raportet jo të mira mes trajnerit Diego Simeone dhe Felix, ka bërë që lojtari të kërkojë klub të ri.
Edhe shefi i Atletico-s, Miguel Angel Gil Marin e pranon se raportet mes trajnerit argjentinas dhe sulmuesit portugez nuk janë të mira.
“Marrëdhënia mes trajnerit dhe atij nuk janë të mira, lojtari nuk ka as motivim”, tha ai.