Abazi: Ne nuk do të kënaqemi me kaq

Futboll

Abazi: Ne nuk do të kënaqemi me kaq

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 21:47
Abazi duke pranuar çmimin

Ferizaj është klubi më "Fair - Play" për vitin 2022, këtë çmim e mori sonte në ceremoninë që u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky çmim e bën krenar Lulzim Abazin, president i FC Ferizajt, sipas tij, nuk do të ndalen me kaq.

Abazi shprehu mirënjohjen ndaj FFK-së për vlerësimin ndaj klubit.

"Ky është një vlerësim pozitiv për ne. Jemi munduar në vazhdimësi të tregojmë kulturë të lartë sportive, si në ndeshjet vendas, ashtu edhe mysafir.

Por ne nuk do të kënaqemi me kaq, sepse përveç fair playit është e rëndësishme të tregojmë edhe rezultate, e kjo padyshim që do jetë arma jonë e fortë në pranverë”, - tha Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat