Krasniqi: Të jesh pjesë e formacionit më të mirë të vitit është privilegj i madh

Futboll

Krasniqi: Të jesh pjesë e formacionit më të mirë të vitit është privilegj i madh

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 22:55
Krasniqi

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva, fitues i Kupës së Kosovës, mburret me lojtarin Ilir Krasniqi.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur ceremoninë "Laureatët e Vitit 2022", ku janë shpërblyer protagonistët më të mirë të këtij viti. E pjesë e formacionit më të mirë të vitit është edhe mesfushori ynë, Ilir Krasniqi”, thuhet nga KF Llapi. 

"Të jesh pjesë e formacionit më të mirë të vitit është privilegj i madh.

Duhet të jem krenar që kam arritur këtu ku jam sot dhe pse jo të synoj të arrij suksese edhe më të mëdha.

Falënderoj komisionin vlerësues, drejtuesit e klubit, shtabin teknik me në krye trajnerin Tahir Batatina dhe bashkëlojtarët e mi, pa të cilët ky çmim zor se do ishte arritur. Vitin 2022 po e përmbyll me arritje të madhe personale dhe me klubin, por synoj që në vitin vijues të kemi suksese edhe më të mëdha", - tha Krasniqi për faqen e klubit llapjan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat