Të gjithë flasin për suksesin e Argjentinës, por askush për Scalonin!

Futboll

Të gjithë flasin për suksesin e Argjentinës, por askush për Scalonin!

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Të gjithë flasin për suksesin e Argjentinës, por askush për Scalonin!

Lionel Scaloni bëri gjithçka siç duhet. Kur mori drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës, pakkush besonte se trajneri do të mund ta kthente në majën e futbollit botëror, pasi i mungonte eksperienca dhe të gjithë e akuzonin se ndiqte urdhrat e Leo Mesit dhe miqve të tij në ekip.

Por Kupa e Amerikës në vitin 2021 dhe Botërori në vitin 2022 i japin të drejtë teknikut, për të cilin tashmë ka ardhur momenti i “shpërblimit”.

Edhe pse udhëhoqi Argjentinën drejt sukseseve, e ardhmja e tij në stolin e saj nuk është e sigurt, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2026, kur luhet Botërori i radhës. Shkak është rroga e ulët e teknikut, i cili nuk i afrohet aspak përfitimeve që marrin homologët e tij në kombëtaret më të njohura në Amerikën Latine.

Sipas “Ole”, federata do vihet në lëvizje për të përmirësuar kushtet e kontratës së trajnerit, por nuk është ky problemi i vetëm. Ai jeton bashkë me familje e tij në Majorka dhe kalimi nga një kontinent në tjetrin ka bërë të lindin shpesh diskutime.

Edhe pse triumfi në Kupën e Botës do të shuajë gjithçka në këto momente, në Argjentinë janë të bindur se sapo të zbehet pak euforia, do të nisin përsëri polemikat rreth trajnerit i cili duhet të mendojë të ndërtojë një skuadër ku pas jo shumë vitesh nuk do të jetë më Leo Messi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat